Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka ka denoncuar sot pushimin nga puna të Edvin Shvarc, që prej 15 vitesh ka punuar në presidencë.
Sipas deputetit, Shvarc iu ka shërbyer me profesionalizëm 5 presidentëve të ndryshëm dhe është shkarkuar me një motivacion qesharak të shkruar në letër. Noka e konsideron mungesë respekti nga Presidenti Bajram Begaj shkarkimin e tij.
‘‘Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë. Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij. Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë. Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë.’- shkruan Noka.
Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njehsuar diplomën nga Ministria e Arsimit siç parashikon ligji.
Vete akti i nderprerjes se marredhenies se punes eshte relativisht i pavlefshem. Ai deshton te identifikoje aktin e emerimit, numer dhe date; si dhe legjislacionin konkret me lloj akti (ligj, VKM etj) numer dhe date. Gjithashtu, nese akti i meparshem eshte i pavlefshem, sikunder thote urdheruesi, sepse autoriteti respektiv nuk ka permbushur kriteret ne "legjislacion" organi, pra Presidenti, duhet te kallzoje penalisht autoritetin emerues paraardhes (Moisiu). Si ne njeren apo tjetrin skenar, emerimi me ose pa respektuar formen ne ligjin e kohes, nese kjo faktohet, nuk eshte pergjegjesi e te punesuarit por organit pundhenes. I cili, pamvaresisht emrit, ja fut vetes kir thote qe "Presidenca nxjerr nje akt emerimi dhe me nje akt te mepasshem thote qe akti i meparshem eshte i pavlefshem". Komplet estrade Ballshi.
PërgjigjuPo nuk mund te dilte nga vija e Partise dhe ky kapterr president
PërgjigjuPresidenti Begaj nuk eshte kapterr rrjeshti, por gjeneral ne balle te kombit.. Nje figure e gjetur ne vendin dhe kohen e duhur! Drejtori ne fjale, le ti drejtohet gjykates nqs ka vend per vleren ligjore te largimit te tij nga posti… dhe te mos kerkoi te futet ne sqetullat e mema partise se Flamur Ndotjes!!!