Çlirim Gjata dhe Gent Gazheli

PD e Berishës e akuzoi për vjedhje, Drejtori i Doganave: Janë  marrë me qira nga një biznes që ka bërë evazion fiskal

28 Korrik 2022, 17:43| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 19:21

  • Share

Për drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Gent Gazheli PD e Sali Berishës është shndërruar në një parti e cila mbështet një biznes që bën evazion fiskal, duke iu referuar botuesit Irfan Hysenbelliu, me mediat e të cilët është përfshirë në një debat të ashpër prej javësh.  Reagimi erdhi pasi çlirim Gjata i ‘Rithemelimit’ akuzoi Gazhelin se po i hap “krahun vjedhjes në dogana.

 “Mesa duket Irfan Hysenbelliu ka marrë me qira stendën e Partisë Demokratike, ku lloj-lloj karagjozësh si puna e këtij halldupit të shokut Rustem dalin përditë me akuza idiote kundër meje! Idiotësitë që pastaj mediat e lira të zotit Irfan i ripërtypin si lopë të çmendura. Ndërkohë s’kanë asnjë kurajo të publikojnë asgjë nga përgjigjet dhe dokumentat zyrtare që hedhin poshtë shpifjet dhe shantazhet ordinere të Fanes! Një evazor shembullor që ka shumë llogari të hapura me ligjin fiskal, jo vetëm me Doganën Shqiptare, përdor Partinë Demokratike si kioskë tellallesh. Se atë Partinë e Lirisë e ka pasur gjithmonë si oficer që ka qenë kur shoku Ilir bashkëpunonte me strukturat ligjzbatuese të komunizmit”, ka shkruar Gazheli në rrjetet sociale.

Ndërsa më parë përmes një deklarate nga Selia blu e Çlirim Gjatës, PD e Berishës është shprehur haptazi pro mediave në përplasje me Gazhelin, raportimet e së cilës sipas ‘Rithemelimit' po nxjerrin çdo ditë një provë të re për përfshirjen në vjedhje të Gazhelit.

 “Partia Demokratike denoncon këtë vjedhje të dyfishtë.  Së pari, është zhvatja e shtetit, duke kaluar mallra pa tarifa doganore ose me tarifa të reduktuara. Së dyti, është vjedhja e drejtpërdrejtë e konsumatorit.  Sipas komunikimit, bëhet me dije se mallrat e pazhdoganuara janë produkte të falsifikuara të firmave të shtrenjta të modës, të cilat shiten në butikët e shtrenjtë të Tiranës si origjinale. Për të sfiduar drejtorin e Përgjithshëm të Doganave në këtë rast korruptiv, zyrtari i Antikontrabandës detare i drejtohet me fjalët ‘hape kamionin!’  Partia Demokratike i kërkon mbretit Gent të vjedhjes në dogana “të hapë krahun”. Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari.  Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë.  Në mos sot, mot”, thuhet në reagimin e PD së Berishës. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Etem Beu: 29/07/2022 08:03

    Kulmi i kulmit është se në Shqipri Salhe Bajga e ka bër ktë vënd budalla. Shikoni djalin e gjykatësit Rustem Gjatës që ka dhën me qindra vendime me vdekje për njërëz të pa fajshëm Salhe Bajga të birin e ka bër demokrat. E ky fundërrina Çlirim Gjata do bëj demokraci. Me një fjal vari ujkut mëlçit ti ruaj. O zot sa popull budalla e sa njerëz miop që vazhdojn ndjekin Bastardin spiun Salheun.

    Përgjigju
  • Çimi: 28/07/2022 20:46

    Bravo çuni kriminelit Rustem Gjata.

    Përgjigju
  • Rryta: 28/07/2022 18:58

    Vazhdo gent para mos e vrit mendjen se sa kohe te kesh ramen je ok. Ketu ne durres rrema po ben kerdine si unku me dele dhe ti rri e veshtrin prap si buf.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?