Partia Demokratike është e sigurt që do të marrë 6 mandate për deputet në Durrës. Këtë e kanë bërë të ditur krerë të kësaj dege të cilët shprehen se tani lufta është për mandatin e shtatë.
Kreu i PD-së Ferdinand Xhaferaj është shprehur se çdonjëra nga katër zonat në qarkun e Durrësit do të ketë shtab më vete dhe gjatë gjithë kohës do të jetë në lidhje të pandërprerë me kandidatët për deputet.
“Në Durrës i kemi të sigurta 6 mandate dhe do të luftojmë për mandatin e shtatë – ka thënë Xhaferaj sipas gazetës ‘Bulevard’.
Ferdinand Xhaferaj, Oerd Bylykbashi, Igli Cara dhe emra të tjerë me peshë politike në këtë qark do të drejtojnë tërë aktivitetin e shtabeve deri ditën e fundit.
Në vitin 2017 PD pati një rënie të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme duke marrë vetëm 4 kandidat nga 14 deputet që ka ky qark dhe duke i lënë PS dyfishin e mandateve.
Chaferi do mare ket temin e do ndryshoj ajrin detin henen haha
Përgjigju4 mandate me gjithe kalastrenat e Gon Dukes dhe gezhojat e topave te Fatmir Gerdecit
Përgjigju