Salla ku numërohen votat e diasporës

Politikë

PD e bllokoi procesin, PS i kërkon KQZ të shfuqizojë vendimin për votat e Greqisë (SHKRESA)

12 Maj, 04:45| Përditesimi: 12 Maj, 05:10

  • Share

Vota e diasporës ka krijuar tensione politike, me një strategji të dukshme të PD për ta bllokuar procesin.

Pas ankesës së demokratëve, KQZ pranoi që të mëvetësonte votat e emigrantëve të Greqisë, nën pretendimin e opozitës për parregullsi. 

Por Partia Socialiste nuk ka qenë dakord, duke reaguar me anë të një ankimimi dhe kërkese ndaj KQZ-së, që të shfuqizojë vendimin e parë për votat e Greqisë.

"Absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me ligjin", e cilëson PS në kërkesën e saj vendimin e KQZ-së, të mëngjesit të sotëm (12 maj), me numër 1121.

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?