Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria

Politikë

PD e Himarës kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit: U shpërfillëm! Nuk jemi informuar

11 Korrik 2024, 20:07| Përditesimi: 11 Korrik 2024, 20:18

  • Share

Partia Demokratike e Himarës ka dal kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë të propozuar nga koalicioni Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar bashkie në Himarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani shkruan se dega që ajo drejton në këtë bashki nuk është njoftuar dhe as nuk është konsultuar për një vendimmarje të tillë.

“Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit. Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike.  Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar për sa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik. Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj. Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht’, shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2024 03:15

    Mos kini merak se eshte informuar Athina dhe per juve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?