Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë prezencës në SPAK vitin e kaluar

Kronikë

PD e kallëzoi për shpërdorim detyre, shtyhet në GJKKO seanca ndaj Pjerin Ndreut! SPAK kërkon pushimin e hetimeve për kryebashkiakun e Lezhës

30 Janar, 11:03| Përditesimi: 30 Janar, 11:10

  • Share

Tiranë- Shtyhet për më datë 11 Shkurt seanca në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, lidhur me kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj tij, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’. 

Shkak u bë mungesa e njoftimit të palës paditëse (Partia Demokratike). Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, togat e zeza të GJKKO do duhet të shprehen me vendim duke qenë se emri i kryebashkiakut u regjistrua si person nën hetim. 

Disa javë më parë SPAK kërkoi në Gjykatë pushimin e çështjes, me argumentin se gjatë hetimeve nuk provoi që Ndreu ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilën u hetua. Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e rrugës Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe se më pas u paraqit edhe një shkresë të ARRSH-së, ku kërkonte ndalimin e punimeve, pasi ishte në juridiksionin e këtij institucioni të kryente punime. 

Ndreu paraqiti në SPAK raporte mbi të cilat argumentoi ndërhyrjen në këtë rrugë, për shkak të problematikave dhe ankimeve nga qytetarët, si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve. 

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën “shpërdorim detyre”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?