Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas kërkesës së PD në Kukës që të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shtatorit. Tabaku shkruan se të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar dhe jo me copa, nuk të bën as të shitur e as të blrë, por tregon përgjegjëshmëri politike. Tabaku thotë se tashmë ka ardhur koha q ëtë mësojnë nga gabimet e së shkuarës.
“Partia Demokratike Dega Kukës është treguar largëpamëse edhe përbashkuese duke kërkuar vetëm një kandidat të së djathtës në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kukës! Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve. Për demokratët ajo do të thotë oferta më e mirë opozitare dhe jo një opozitë me copa!
Që në shtator 2022 kam kërkuar përgjegjshmëri dhe kam diskutuar mundësinë për të menduar për qytetarët dhe jo për ofiqarët. Kjo mund të arrijë vetëm duke qenë një alternativë! Sot, këtë na e kërkojnë edhe njerëzit! Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë! Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës”, shkruan Tabaku.
Lajmi kryesor:
Gjici në qeli, më 24 shtator ‘beteja’ për Kukësin! PD sërish e ndarë, zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS! Berisha ende pa emër
SI.E./ReportTv.al