Mazhoranca e refuzoi ftesën e Partisë Demokratike që Këshilli të mblidhet me urgjencë të mërkurën që kaloi, por opozita jashtëparlamentare nuk kërkon hakmarrje. Ajo është gati për të shkuar të premten në Këshill, ndonëse duket e papërgatitur për detyrat e shtëpisë.
Nesër në tryezën e këshillit politik Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të shkojnë duarbosh përballë Damian Gjiknurit, i cili në mbledhjen e fundit i kërkoi propozime konkrete për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes se listës unike nga aleancat dhe si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatet ne kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore.
Eksperti për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso thotë se propozimet duhet të vijnë nga shumica, pasi ajo inicioi ndryshimet kushtetuese.
“Do të ishte e udhës në kuadër të një këshilli normal dhe të një përpjekjeje serioze për të gjetur konsensus në kuadër të Këshillit Politik që pala e cila ka shtyrë në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese por edhe ka thirrur mbledhjen, të paraqiste një draft nëse e kishte ose të bënte me dije vizioni sesi ndryshimet që ka bërë vet në Kushtetutë të përkthehen në amendamente në Kodin Zgjedhor” Shprehet eksperti i PD.
Kaso thotë se në takimin e së premtes, opozita jashtëparlamentare do të kërkojë në Këshillin Politik ballafaqim për koalicionet parazgjedhore.
“Në mbledhjen e nesërme. në vijim të mbledhjes së kaluar, do të ketë si pikë të parë të agjendës dhe të rendit të ditës çështjen e mos dakortësisë së palëve lidhur me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e formulës për shpërndarjen e mandateve” thotë ai.
Por koalicionet parazgjedhore nuk janë i vetmi shpëtim që opozita të shkojë e bashkuar në zgjedhje sipas Kasos.
“Strategjitë tona elektorale janë të shumëfishta, parashikojmë çdo lloj skenari të mundshëm dhe ajo çfarë kemi thënë është që zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë rotacion me çfarëdolloj formule, ekzistence koalicionesh me formatin e vjetër apo formatet e reja që mund të propozohen” Shprehet Kaso.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj pretendojnë se ndryshimet kushtetuese u bënë për të dëmtuar koalicionin e Opozitës së Bashkuar, ndaj dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha thirri në seli trojkën e ambasadorëve që iniciuan edhe ngritjen e Këshillit me qëllim përfundimin e Reformës Zgjedhore. Madje ata kërkojnë edhe ekspertizën e OSBE/ ODHIR për 3 çështjet që ndajnë palët, hapjen e listave koalicionet dhe pragun elektoral.
Po akoma me Lesheline merreni ju. Po leshilikes se Nafije Dybekut ka vdekur qysh ne zgjedhjet e 30 qershorit. Ne asnje qytet nuk i gjendet me fara kesaj cizmeparticke te degjeneruar qe ngriti haremin e Jales me qellim vetem mashtrimin dhe degjenerimin e lristave erotiko naziskine, si dhe cizme particka qe mori nga rruga njerez dhe i beri superhajdute te tenderave fallco te rrugeve duke i lene rruget rrugeve si surrati i Kejdi Dhembcakalles.
PërgjigjuIvi Rroçka paska dal te fitoje buken e gojes
PërgjigjuNeser mos harroni te kerkoni dhe kete temin!
Përgjigju