PD e ndarë në zgjedhje, debati në Report Tv, Nebil Çika: Berisha s’e donte bashkimin, do të justifikojë humbjen! Luan Baçi: Alibeaj po lufton partinë

4 Nëntor 2022, 18:08| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 19:06

  • Share

Përçarja në Partinë Demokratike dhe dështimi i negociatave për bashkim në zgjedhjet e ardhshme vendore ishin tema e debatit në ‘Studio Live’ sonte në Report Tv! Sipas kryetarit të Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve, gazetarit në profesion Nebil Çika dështimi ka ardhur për shkak të Sali Berishës. Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, ai thotë se ish Kryeministri e kërkon këtë ndarje që të justifikojë humbjen në zgjedhje.

“Përpjeka e Berishës nuk ishte bashkimi, por gjetja e një alibie, që në rast dështimi të justifikohej. Sherri në Partinë Demokratike, nisi për shkak të Berishës, u përcaktua “non-grata”, Partia Demokratike nisi si një Parti Demokratike. Ne e dimë që SHBA-të janë aleatë tanë  strategjik. Në këto kushte , PD-ja do mbante orientimin e saj, por Berisha zgjodhi interesat e veta personale dhe familjare.”, u shpreh gazetari Nebil Çika.

Për analistin Genc Burimi, demokratët janë me Sali Berishën, ndërsa për situatën në Partinë Demokratike ai fajëson Alibeajn.

“Populli blu po i shkon pas Berishës. Fajin e ka grupi në fuqi i Alibeajt. Në një demokraci mund  të jesh anti-amerikan e anti-evropian.”, u shpreh Burimi.

Drejtues politik i Rithemelimit në Fier, Luan Baçi, duke anashkaluar grupimin e  Enkeled Alibeajt thotë se Partia Demokratike po zhvillon aktivitet të plota në këtë qark, ndërkohë akuzon Alibeaj se po ‘lufton’ Partinë Demokratike me listat që ka bërë për këtë qark.

“Unë di që Partia Demokratike në Fier është në aktivitet të plotë. Mbase Alibeaj ka ndonjë takim me miqtë. Dëgjova se ka një takim me kryesinë e vjetër. Situata në bazë nuk është ajo që është në qendër. Numri i deputeteve nuk përcakton numrin mbështetësve në bazë. Nuk ka shumicë dhe pakicë, ka struktura që janë  zgjedhur një anëtar, një votë, në këtë mënyrë janë të detyruar të zbatojnë vendimet. Mund të ketë një situatë si 6 marsi, nisur nga këmbëngulja e disa e deputetëve, por do jetë një këmbëngulje e dështuar. Ka dy kandidatura që kanë dal publikisht që do kalojnë në primare, pritet dhe të tjera deri në përfundim të afatit. Alibeaj ka nisur që para fushatës luftën ndaj PD-së, në listat që bëri, po punon për humbjen e PD-së, punon për Edi Ramën” , u shpreh Baçi.

Negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD.

Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?