Partia Demokratike Dega Roskovec njofton se ka kallëzuar penalisht kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi me akuzën e punësimeve të paligjshme në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Po dega e PD Roskovec ka publikuar dokumentin e prokurorise së Fierit se pas denoncimit ka nisur hetimet ndaj kryetares së bashkisë.
Dega e PD në Roskovec shkruan se kallëzimi është bërë më 7 prill, ndërsa prokuroria Fier ka nisur procedimin penal ndaj kryebashkiake Bufi më 20 prill. Në hetimin e nisur nga prokuroria Fier, edhe pse përgjigja për PD-në mban datën 20 Prill 2021, procedimi penal ndaj Majlinda Bufit ka nisur që në datën 8 Prill 2021.
" Partia Demokratike Dega Roskovec ju bën me dije se pas masakrës zgjedhore që ju jeni dëshmitar , Edi Rama dhe bandat e tij ne 25 Prill morën një fitore të vjedhur me shantazhe për bukën e gojës dhe vendin e punës, presione, blerje votash dhe çdo forme tjetër dhune e ushtruar ndaj qytetareve, ka depozituar me fakte dhe prova kallëzim penal ndaj Kryetares se Bashkise Roskovec, Majlinda Bufi, pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier. PD Roskovec ka dorëzuar shkresën ne date 07/04/2021 me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime te paligjshme ne kohe elektorale”, te parashikuar nga neni 328/a i kodit penal. Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier nëpërmjet shkresës zyrtare date 20/04/2021 me nr.prot 441/1 bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlida Bufit për te njëjtën akuze", thuhet në njoftimin e PD dega e Roskovecit.