PD e Shkodrës nesër protestë kundër Valdrin Pjetrit: Nuk pranojmë drejtim nga ai

13 Gusht 2019, 13:42| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 14:46

  • Share

Pas akuzave të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, dega e kësaj partie në Shkodër do të organizojë një protestë kundër tij ditën e nesërme në orën 19:30. PD në Shodër njofton se së bashku me Aleancën qytetare do të protestojë kundër asaj që e quan uzurpim të Bashkisë SKodër nga 'banda' e kryeministrit Rama.

Ndër të tjera në njoftimine Degës së PD në shkodër thuhet se kjo protestë vjen pas publikimit të ditës së sotme që bëri Gazmend Bardhi ndaj Pjetrit duke thënë se ai është dënuar për drogë në Itali në vitin 2013. Në fund PD e Shkodrës bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë pasi nuk pranojnë që Shkodra të udhëhiqet nga Valdrin Pjetri.

"Diten e neserme, e Merkure, dt. 14/08 ne oren 19:30 para Prefektures se Shkodres, Partia Demokratike Shkoder dhe Aleanca Qytetare organizon nje proteste popullore kundra uzurpimit te Bashkise Shkoder nga banda e Edvin Kristaq Droges dhe produktit te farses se 30 Qershorit. Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe. Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur." njofton PDSH.

Në një reagim të dytë Dega e PD në Shkodër ka hedhur akuza ndaj Pjetrit duke thënë se atë e pret burgu sipas tyre. Ndërsa deklarojnë se Rama nuk e mbron dot pavarësisht premtimeve të dhëna ndaj tij.

"Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente. Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën. Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë! Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!"

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi publikoi disa dokumente ku sipas pretendimeve të tij tregon se kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge. Ndërsa  nga ana tjetër Taulant Balla shprehet se akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, 'me një pretendim të bazuar në dokumente joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori'.

Komento

Komente

  • Luan: 13/08/2019 16:50

    Ik pirdhu hajdut i pd si dhe mire letrat se i ke syzet si byth kavanozi lere rehat djalin ta regulloj shkodren qe 30vjet e kini ber me keq se qe yyy ne djali shkofshi rac e farmakosur

    Përgjigju
  • Hasani: 13/08/2019 15:39

    Edhe Vojo Kushi djale Shkodre ishte.

    Përgjigju
  • shkodrani: 13/08/2019 14:34

    Kush e rruan ka°°n per ju!ai do futet se e ka zgjedhur popuenjaj popull qe e ka votu pak pak po drejten ja jep ligji,edhe maloku Mzati nuk desh ta dorzonte po e dorezoj si zotni,edhe kjo molitovja qe nuk di fare ç`far eshte molotovi,por e ka degjuar prej ketyre bandito-kriminel tePDse qe jane mesuar per ta perdorur keto 27 vite qe drejtojne Bashkine e shkoders dhe qe e kane masakruar,me vjedhje qe nuk ka finance qe mund ti dali ne balle,dhe me militante qe I ka ne bashki me shkolle pa shkolle ato drejtojne drejtori te rendesishme.dhe me drejtor burgagji dhe hajdut qe per hajdut eshte denuar.kjo debile pa vule dhe pa firme dota dorzoje sic bone dh te tjeret.edhe ne kohen e Bahri Beriçit keto bandita deshen ta bllonin por pa sukses,dhe e drejtoj me mire se gjith se bashku kryetar qe ka pasur PDja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?