PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool

22 Korrik, 21:50| Përditesimi: 22 Korrik, 22:45

  • Share

Përfaqësues të PD në Shkodër protestuan këtë të hënë kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe ‘Rozafa e re’, projekt që do ndërtohet nga studio arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi, shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar disa ditë më parë.

‘Kulla nuk është cool’, ishte slogani në protestën e mbajtur në qendër të qytetit ku u bashkuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e saj.

Projekti për kullën ‘Rozafa e re’  është konceptuar  duke pasur parasysh tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe Lumenjtë Buna dhe Drin. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neziri: 23/07/2024 16:20

    Shkodra ka nevoj per shum gjana tjera para kullave por meqenese nuk paska kulla qyteti dhe po e ban Shkodren rahat ta gezojm edhe kullen o popull do zoti e na lan me e ba nji gjiro deri ne maje se po e shoh kullen e vjeter prej Shkodre.

    Përgjigju
  • Kirasjan dhe jo i ulur.: 23/07/2024 10:37

    Është duke e bo Uldedaj jo Rama!Por ju të PDsë nuk doni zhvillim për Shkodrën!r 30 vite edrejtuat dhe vetë e shkatrruat,dhe e vodhët.

    Përgjigju
  • Pano: 23/07/2024 10:37

    Po keta kurre nuk jane dakort per asgje,jane vetem regres,ajo gje do ti japi zhvillim te madh qytetit ekonomik dhe turistik.

    Përgjigju
  • Ben: 23/07/2024 04:54

    Pse studio nga Madridi do ta ndertoje?Ajo e ka projectuar,ndertues eshte tjeter company.

    Përgjigju
  • Iris: 23/07/2024 01:57

    Ne Shqiperi nuk shkohet gjekundi me protesta e deklarata,vetem me gjyq marrin vesh keta.

    Përgjigju
  • ilo: 22/07/2024 23:37

    TIRANA DUHET TE MARRE SHEMBULL NGA SHKODRA,,,NJE QYTET QE DO TE RUAJE IDENTITETIN E TIJ ARKITEKTUROR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?