Autoriteti i Konkurrencës ka shtyrë dëgjesën e thirrur nga Partia Demokratike, për të dhënë deklarime në lidhje rritjen e çmimit të miellit në Komisionin e Ekonomisë.
Burime bëjnë me dije se shkak është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e kreut të Autoritetit, Juliana Latifi, e cila dyshohet se është infektuar me COVID. Ndërkohë ende nuk bëhet me dije se kur do të zhvillohet dëgjesa.
‘Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shendetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.
Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku I familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasojë i eshte kerkuar te karantinohet. Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.’- njofton autoriteti i Konkurrencës.
Pak ditë më parë nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, tha se PD do të thërrasë për një seancë në Komision Autoritetin e Konkurrencës lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të bukës.