Enver Sheshi

PD e Berishës thirrje ambasadorëve: Shkoni dhe vizitoni burgjet, s'ka ngrohje! Enver Sheshi vdiq në mënyrë të dyshimtë

20 Janar 2023, 16:02| Përditesimi: 20 Janar 2023, 16:37

  • Share

Partia Demokratike e Sali Berishës ka ngritur shqetësime për situatën në burgje, e kryesisht në burgun 313 në Tiranë, pasi sipas PD-së nuk ka ngrohje. Sipas Bislim Ahmetaj burgu 313 është pa ngrohje dhe u bën një trajtim çnjerëzor të burgosurve, ndërsa ka hedhur sërish akuza se Enver Sheshi i akuzuar për aferën e inceneratorëve ka vdekur në mënyrë të dyshimtë pikërisht për shkak të temperaturave. Po ashtu PD u ka bërë thirrje ambasadorëve që të shkojnë dhe të vizitojnë burgjet, e mos të dalin e të flasin nëpër tribuna luksi.

‘Sekti i Rilindjes e ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një hobby për të, praktikë kjo e trashëguar nga baballarët e tyre të cilët erdhën në pushtet duke vrarë shqiptarë, e mbajtën pushtetin po duke vrarë, dënuar, torturuar dhe internuar çdo kundërshtar të regjimit të tyre gjakatar. Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut denoncoj aktin e trajtimit çnjerëzor që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë. Edhe pse ka disa ditë që temperaturat në Tiranë kanë zbritur afër zeros dhe lagështia e ajrit ka qenë mbi 82% në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në Institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.

Sipas Institutit të Shendetit Publik temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endocrine, crregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës. Po ky Institut thekson që temperaturat nën 12 gradë deri në 5 gradë përbëjnë rrezik serioz për jetën e bartësve të këtyre sëmundjeve, por edhe për njerëzit me shëndet normal.

Kjo që po ndodh sot në burgjet shqiptare nuk është gjë tjetër vecse një formë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, e ngjashme me kohën e baballarëve të tyre. Gjithashtu është tregues i një aferë korruptive, pasi fondet për ngrohje janë ta planifikuara dhe të derdhura në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.

Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 grade?!? Kush ka urdhëruar për këtë torture fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?!? Kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?!? Edi dhe Ulsi: ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr. Për mbyllje kam një lutje për Ambasadoren e SHBA-ve, për Ambasadoren e BE, për Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësin e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, sic vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92!’- u shpreh Ahmetaj.

Enver Sheshi 59-vjeçari i cili ishte arrestuar për inceneratorin e Fierit ndërroi jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.  Enver Sheshi bëri disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ por nuk u pranua. Sheshi ishte i akuzuar si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit ndërsa më herët ishte dënuar një herë për evazion fiskal për të njëjtën çështje.

Për këtë arsye, avokatja e tij Edlira Kapllani ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se 59-vjeçari ishte dënuar më herët për të njëjtën çështje. Ndërsa familjarët e tij pretendojnë se ky i fundit ka bërë ankimimin për masën e sigurisë nga Apeli për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Familjarët e Sheshit janë shprehur se do të kallëzojnë prokurorët dhe gjyqtarët për veprën penale, ‘Vrasje me Dashje.’

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?