Ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia

PD: Qeveria po përdor teste serologjike false? Rezultati del ndryshe në QSUT nga spitali privat

5 Gusht 2020, 15:00| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 08:40

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, se testet serologjike që po përdoren për zbuluar nëse një person ka kaluar COVID-in ose jo, janë false.

Me anë të ish- deputetit Bardh Spahia, PD-ja sjell një shembull të një personeli shëndetësor i cili në testin e bërë në QSUT ka dalë negativ, e ndërsa në testin serologjit të bërë te spitali privat ka dalë pozitiv. 

"Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali privat dhe del pozitiv!!!!

A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm? A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë? Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës! Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë

Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë

Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë

Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë

Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë", shkruan Bardhi.

Fotot e publikuara nga Bardh Spahia

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 06/08/2020 11:55

    Ky eshte komplet idiot.Nuk arrij ta kuptoj se si ky gomar mund te drejtoj e drejton PD ne Shkoder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?