Një firmë e Bashës regjistron PD-në në zgjedhje/ Lesi: Të dalë në fushatë si kryetar, mos të fshihet! Minxhozi: Të firmosë! Bejko: Nesër mbledhim kryesinë

9 Mars 2023, 21:48| Përditesimi: 10 Mars 2023, 07:34

  • Share

Afati prej 48 orësh që KQZ vendosi për paraqitjen e plotë të dokumentacionit të PD-së për t’u regjistruar në zgjedhje ka bërë që një firmë e Lulzim Bashës i cili është juridikisht kryetar, të shihet si zgjidhje për këtë ngërç politik.

Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi i ftuar në studion e emisionit 'Real Story' me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se zgjidhja e vetme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, është që Basha të rikthehet si kryetar i partisë dhe të drejtojë fushatën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj, duke qenë se nevojitet firma e tij për regjistrimin e partisë Demokratike.

“Fakti që rezulton në gjykatë Basha kryetar, si dhe deklarata e tij që dha dorëheqje, ai po të ketë burrëri, le të dali, nuk ka punë më Alibeaj të drejtojë partinë. Por të dali në përballje, në fushatë. Po të kisha qenë në vendin e tij, kisha dalë në fushatë. Duhet të dali, jo të fshihet pas Alibeajt”- u shpreh Lesi.

Nga ana tjetër, analisti, Skënder Minxhozi tha se diçka e tillë nuk duhet të ndodhte dhe shtoi se e vetmja gjë që duhet të bëjë Lulzim Basha është të firmosë dokumentin e kërkuar nga KQZ për të bërë regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Lulzim Basha juridikisht është kryetar i bashkisë. Lulzim Basha ka ikur, nuk është më. Ai është një zyrtar që po pret pasardhësin. Në pritje të pasardhësit, ka të drejtën e firmës. Unë prap vazhdoj të mendoj se edhe pse i dorëhequr, ai ka të drejtën e firmës dhe duhet të vërë një firmë që mos të pengojë PD-në të regjistrohet në zgjedhje”- tha Minxhozi.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha se rikthimi i Bashës nuk është i moralshëm por shtoi se brenda afatit 48 orësh të dhënë nga KQZ për të dorëzuar dokumentin e firmosur nga kryetari, të nesërmen do të mbahet mbledhje e kryesisë dhe e grupit parlamentar.

Ai tha se situata është krijuar për shkak të mungesës së vëmendjes që Basha duhet të kishte kushtuar ndaj procedurave ligjore.  

“Kthimi i Bashës nuk është i moralshëm sepse Basha është larguar prej një viti. Kemi 48 orë në dispozicion. Nesër në një orar, mblidhet kryesia dhe grupi parlamentar i PD-së.  Duke qenë se jemi në një sistem partokrat, ku kryetari ka qenë gjithmonë i fuqishëm në çdo parti tjetër, asnjëherë nuk i kanë kushtuar vëmendje procedurave dhe ligjit të partisë për ta respektuar atë. Prandaj jemi në këtë gjendje që jemi sot.  Ditën që Basha dha dorëheqjen i thashë të kopsiste të gjitha dokumentet”-tha Bejko.

Ai bëri edhe një deklaratë të fortë duke thënë se nëse Basha nuk firmoste në dokumentin e kërkuar nga KQZ dhe për këtë shkak PD mbetej jashtë zgjedhjeve lokale, atëherë do të mendonte se ish kryedemokrati ka një marrëveshje të fshehtë me Berishën për t'i shërbyer këtij të fundit. 

Ditën e sotme, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t'u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja. Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha. Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë. Ndërsa deputeti Gazment Bardhi në një reagim të bërë u shpreh se kjo ishte një deklaratë politike e KQZ dhe se nuk do të bëhej asnjë plotësim tjetër i dokumenteve. 

Ora 22:30
Bejko: Nëse Basha nuk firmos dhe PD mbetet jashtë zgjedhjeve, ka marrëveshje të fshehtë me Berishën

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.

“Nëse PD nuk futet në zgjedhje për shkak të mungesës së firmës unë do ta konsideroj si marrëveshje okulte që Basha ia bën shërbim Berishës”-tha Bejko.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 10/03/2023 17:08

    Berishes e Bashes duhet ne shkerdhy cfar u mban pragu, qe mbajne peng PD.

    Përgjigju
  • minushe: 10/03/2023 13:03

    edhe une mendim si bejko kam sa gjera luhen mos kujtoni se shahen berisha me bashen...

    Përgjigju
  • Berti: 09/03/2023 22:30

    A ka turp ai njeri.a ka nder e cipe ne faqe. Shkon jep doreheqjen edhe kur shikon qe gjykatat ja japin partine ktij te vdekunit ngrihet nga varri edhe kujtohet qe qenka kryetar. Po ku ke me njerez pas vetit ti o lul pervecse e shkaterrove pd bashke me sali mavriun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?