PD ende pa vendim për zgjedhjet, Murrizi në Report Tv: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki! Haklaj: I kanë gati emrat

24 Mars 2023, 19:10| Përditesimi: 24 Mars 2023, 20:18

  • Share

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 8 orë një mbledhje me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar por ende nuk ka një vendim se si do futen në zgjedhjet vendore. Mbetet ende një diskutim se si do të futen në zgjedhje me kandidatë në të gjithë bashkinë, apo vetëm me lista këshilltarësh, teksa të hënën mbaron afati i fundit për regjistrimin e tyre.

Ish-deputeti Myslym Murrizi thotë në Report Tv se grupi i Alibeajt duhet të dalë me kandidatë në 61 bashki, por gjithsesi ai thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë. Pas mbledhjes së grupit, Murrizi thotë se duket haptazi që deputeti Gazment Bardhi ka dalë kundër linjës së Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit kërkon që të nxjerrin kandidatë të në 61 bashki. Por sipas Murrizit, nuk do munden dot që t’i nxjerrin emrat deri të hënën.

“Ky grup që është mbledh sot, që ka Bashën, Luli duhet të nxjerrë 61 kandidatë. Duhet ta shohim deri të hënën. Unë dyshoj që jo. Ti nxjerrë 61 kandidatë. Pashë që ajo mbledhje ka patur debat dhe me çfarë pashë Bardhi është pjesë që nuk është ka qenë kundër vijës së zotit Alibeaj. Ai ka këmbëngulur për 61 bashki, bardhi mund të ketë propozuar. Deri të hënën nuk besoj se do t’i vënë dot 61 kandidatë. Do dalin shumë më keq, rrezikojnë të marrin 15 mijë vota në të gjithë Shqipërinë. Beteja është tek votuesi. Do nxjerrin katër kandidatë, nuk nxjerrin as në Vlorë, Lushnjë, Berat, Tropojë, nuk e di për Tiranën”, tha Murrizi.

Nga ana tjetër ish-deputeti Azgan Haklaj thotë se grupi i Alibeajt i ka gati emrat për 61 bashki dhe se vendimi do merret nesër nëse do të garojnë apo do dalin vetëm me lista për këshilla bashkiakë.

I ka emrat. Vendimi për 61 bashki, apo 50. Do vendoset nesër. Do mblidhet kolegji i kryetarëve është mbledhur pardje dhe ka qenë me vendim unik. Si nuk i kemi emrat. Kemi 61 kryetarë partie, në çdo degë kryetari i degës ka thënë do kandidojë vetë. Dy kandidatë janë në Tropojë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?