Analisti Frrok Çupi

Politikë

'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar

13 Janar, 19:58| Përditesimi: 13 Janar, 20:06

  • Share

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj për veprat penale “shpifje” dhe “fyerje”.

Këtë të hënë u zhvillua edhe seanca në Gjykatën e Posaçme, ku ishte i pranishëm Edmond Sulaj, ndërsa deputeti demokrat preferoi të mbrohej përmes avokatëve të tij.

Analisti Frrok Çupi e komentoi këtë çështje dhe u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një parti shpifësish. Gjithashtu theksoi se shpifja shkatërron dinjitetin dhe personalitetin dhe kjo sipas tij duhet ndëshkuar.

“Është një shpifje dhe një akt kriminal, tani po e shohim që ikën Bardhi dhe vjen Argita, pra të gjithë janë me ngarkesat e shpifjes. Këto shfaqen para gjyqit për shkak se shpifin. Partia Demokratike dhe sidomos partia e Berishës, shpifjen e kanë edhe lëndë të parë, por edhe produkt. Shpifja ka filluar pak para se të themelohej PD. Atje disa themelues janë detyruar të arratisen të largohen për shkak se në kohën kur Berisha nuk ishte dakord me ta, ky i cilësonte spiun të Ramiz Alisë. Pra hedhja baltë kundër njerëzve është në cilësinë e asaj partie. Pra e konsiderojnë si mjet punë shpifjen. Kjo ndodh sepse në këtë grupim politik, pandëshkueshmëria është tipar. Rasti i Salianjit ishte një rast që vendosi një standard, që të ndëshkohet kushdo që shpif kundër tjetrit dhe krijon lajm të rremë. Rasti i tij, prej tyre po trajtohet si rast politik, i burgosur politik, për t’i dhënë kurajë të gjithë shpifësve. Këto duket që janë hapur shpifjes, siç ishte edhe Argita Malltezi për Irena Gjokën”, tha ai në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News.

Teksa më tej i cilëson edhe si shantazhe të qëllimta ndaj drejtësisë.

“Këto janë shantazhe të qëllimta kundër drejtësisë. Shpifja është bombë nukleare që shkatërron dinjitet, lidhje, cilësi. Kjo politikë e tyre djeg vetëm vlerat. Shpifjet mbeten shpifje dhe mbeten më të rënda kur kryhen politikisht. Politika ka moral dhe ligj sepse një politikë pa moral dhe ligj nuk është në dobi të vendit dhe të njeriut, por këta e kanë bërë të pamoralshme”, tha ndër të tjera Çupi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 13/01/2025 22:23

    O spiun sigurimi je fytyra me e keqe

    Përgjigju
  • Saliu: 13/01/2025 21:46

    Po pse nuk shpif sali hajdut bajga ? Mbi tē gjitha saliu ka qen sekretar partie i komonizmit zari i kriminelit Enver Hoxha. Kshu qē Frok Çupi ka plotēsisht tē drejt.

    Përgjigju
  • edi: 13/01/2025 21:26

    Edhe ti or Frrok Cupi vetem shpifesin je duke bere sepse po te flasesh me fakte faktet dergohen ne organet e drejtesise ndersa ti merresh vetem me shpifje e thashetheme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?