Deputeti socialist Petro Koçi

‘PD, Hamasi shqiptar’, Petro Koçi: Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antishtetërore! Tenton lufte civile vëllavrasëse

4 Tetor, 19:08| Përditesimi: 4 Tetor, 19:18

  • Share

Deputeti socialist Petro Koçi, e ka krahasuar Partinë Demokratike me organizatën e Hamasit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ka është i përfshirë në ngjarje të rënda antishtetërore.

“PD përherë e më shumë po ravijëzohet si Hamasi shqiptar. Një organizatë që projekton aksione të dhunshme me natyrë konspirative dhe paramilitare. Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antikushtetuese dhe antishtetërore si grushti i shtetit të 26 Majit 96, shkelja e embargos ndaj Milloshevicit, destabilizimi i planifikuar i pasuar nga qindra viktima i 97- ës, grushti i shtetit i 98- ës, Gërdeci, vrasjet e 21 Janarit 2011, sulmet zjarrvënëse ndaj shtetit në 2016, etj vijon të tentojë lufte civile vëllavrasëse", shkruan ai. 

Deputeti socialist shkruan se qëllimi i kaosit të PD nuk është për lirimin e Salianjit, por ka si qëllim rrëzimin e reformës në drejtësi.

“Synimi i aksioneve paramilitare të PD nuk është lirimi i Salianjit, i përdorur nga PD për qëllime të ditës, por rrëzimi i reformës në drejtësi, goditja e drejtësisë e sidomos e SPAK, të cilin Berisha e ka shpallur organizate kriminale. Ne duhet ta bëjmë të qartë se do ta forcojmë pavarësinë e drejtësisë e posaçërisht qëndrueshmërinë e sigurinë e mandateve të prokurorëve të SPAK”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 07/10/2024 09:15

    te lutem njerez votoni per ndryshim se po na kthejne ne komunizem maskarejte

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 05/10/2024 22:21

    OK,Z.P.KOÇI: -Për saleh.. Non Gratën duhen mbi 101 volume me nga 101 faqe për 101 krime të bëra prej tij 1991-2024.Dhe çudia që shtron 90 % e popullit më fukara i Europës qëndron: Pse nuk është ARRESTUAR & TI SEKUESTROHET PASURIA MARRAMËNSËSE VETËM PËR NJË DOSJE: TË KL.PARTIZANI,ku familja e tij mafioze më e korruptuara e shek.21 ka siguruar mbi 50 Vila në Shqipëri dhe në Shtetet më të mëdha të Europës,mbi 2 mil.$ pa llogaritura €,$ në OFSHORE."Zotsia" e këtij përbindëshi ishte se TRODHI DREJTËSINË 1992 me kursin 6 mujor,ku shumë idiot me 7,8 kllasë u bën me diplloma FALLCO,PLAGJATURË NË MBI 20 UNIVERSITETET PRIVATE,TË CILËT U KTHYEN NË GARDIAN PËR MBROJTJEN E TIJ FAMILJARE & ME HA-LE-ATËT..Si Like/Floriri i vidios 7 %,Apo FATMIR GËRDECIT ME 26 TË VRARË që po shtyn gjyqet 100 herë duke u rrekur me viktimat..,ku Sb flet çdo natë nga ballkoni 8 se."..E.RAMA KA VËNË NËN AKUZË E DËNIM PA fakte TË GJITHË OPOZITARËT NË SHQIPËRI.." -Ndose ky i korruptuar i madh(sipas DASH)është futur në listën e ZEZË AMERIKANE,ANGLSZE & I KA DAL DOSJA E PARË KORRUPTIVE E KL.PARTIZANI,GJKKO PO E LEJON TË SHPIFI ÇDO DITË-NATË DUKE POSHTËRUAR SPAK,GJKKO,SHBA,BE,SOROSIN,etj përveç ZOTIT..DHE PO I MBAHET SEHIR DUKE NGJALLUR KEQKUPTIM TE MASA E GJËRË E POPULLIT..DERI TE PS,E.RAMA QË U BETUA PËR TË PARA 2013.!PËRSE: • Sot 05.10 non grata deklaroi:Asnjë i PS nuk del në studiot televizive të akuzoi Sb & PD për korrupsion,etj,nga FRIKA E TIJ..! • Militantët e non gratës nuk duan ta DINË se në 2005 Sb KM KAPI 99 % .. 800 TV,GAZETA,PORTALE(përveç REP.TV,DITA,TEMA),Duke helmuar opinionin KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR.Për këtë DASH në faktin e 4 citon." Sb me RETORIKËN e tij helmuese ..ka grumbulluar rreth vetes shumë militant...Si psh: FLAMUR NOKA,I CILI PO POSHTRON NË KUVËND E STUDJO TV SHUMË DEPUTET TË PS(Përfshi & Ju..) & DREJTËSIA NUK VEPRON.Kur dihet se Ky personazh ka kën i arrestuar në Beograd 40 ditë dhe..çertifikatën e sigurisë e mori te policia e Kuksit kur ishte MB I NON GRATËS..! -PËR SB & HORRAT E TIJ KA SHUMË PËR TË SHKRUAR E FOLUR EDHE NGA PS..PASI BETEJËN E FITON AI QË HAP "ZHARR" I PARI & PANDËRORERË.FLM

    Përgjigju
  • Zeri: 05/10/2024 05:09

    Edhe grushti i shtetit te 1991-92, kur nen drejtimin dhe mbeshtetjen e DASH dhe CIA radikalizoi PD, nen kercenim detyruan Aline tu jepte zgjedhjet ne 1992 madje te abdikonte ne favor te Saliut "amerikan"! Qe Alia presidentllekun me kontroll te FA e kishte bere per veten e tij. Cfare krimi aman. Apo ne 1996-97 kur u zbyth nga zabitet Gjenushi-Imami! Po shyqyr qe kemi Partine Socialiste, Komuniste, Enveriste, Ramiste -simbol te korruptokracise tipike dhe me te ndyre qe kemi pare ndonjehere.

    Përgjigju
  • Populli: 04/10/2024 21:36

    SAKTE, SAKTE, SAKTE!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?