PD harron ‘luftën e brendshme’, beteja në komisionet parlamentare me PS

19 Janar 2022, 20:58| Përditesimi: 19 Janar 2022, 21:48

  • Share

Pavarësisht ndasive brenda familjes politike, në komisionet parlamentare, PD e përqëndroi betejën e saj kundër socialistëve.

Deputetët e rreshtuar krah Berishës nuk munguan, ndërsa pa hatërmbetje u dukën me kolegët që mbështesin Lulzim Bashën.

Në komisionin e ligjeve Oerd Bylykbashi,i cili deri në seancën e shkuar mbante postin e nënkryetarit, nuk ngurroi të kërkonte ndihmën e zëvendësueses së tij, Dhurata Çupit kur po fliste për shembjet te 5 maji.

Edhe në komisionin hetimor për inceneratorët, demokratët kërkuan që problemet e brendshme, të mos përdoren nga kundërshtarët politikë.

Ndërkohë ky komision shënoi edhe përplasjet më të ashpra me socialistët, pasi PD iu rikthye thirrjes se, bashkë me ish-ministrin Lefter Koka të arrestohen edhe zyrtarë të qeverisë, që sipas tyre janë përgjegjës për aferën e inceneratorëve.

Nuk gjetën dakordësinë e deputetëve socialistë, të cilët refuzuan zgjatjen e afatit të funksionimit të këtij komisioni hetimor.

Ndërkohë komisioni i Edukimit, mbeti i pandryshuar edhe për pak kohë nga përbërja e tij, pasi kryetarja e re Flutura Açka, e cila zëvendëson Gjekmarkajn, duhet të marrë votimin e parlamentit së bashku me Grida Dumën që do të zevendësojë në Komisionin e Shëndetësisë Albana Vokshin, e përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Normale !: 20/01/2022 08:47

    Normale , jeta vazhdon , i gjalli me të gjallët !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?