PD i depoziton kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve

22 Shtator 2023, 15:41| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 15:47

  • Share

PD ka depozituar në Kuvend një kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.  Deputeti Salianji u shpreh se duhet të nxirren përgjegjësit institucionalë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave, ndërsa po ashtu theksoi se e drejta e komisionit hetimor i takon opozitës.

Komisioni Hetimor kërkon të hedhë dritë mbi atë që PD e cilëson si skandalin e patronazhistëve, publikimin e pagave, publikimin e targave të makinave, nxjerrjen e llogarive  bankare dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Kërkesa, është firmosur nga 45 deputetë.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?