Politikë

I dërgoi Prokurorisë të dhënat për Pjetrin, PD: Na informoni për procedurat që po ndiqen

14 Gusht 2019, 18:23| Përditesimi: 14 Gusht 2019, 19:50

  • Share

TIRANË-Partia Demokratike i ka dërguar prokurorisë dokumentet që ajo publikoi një ditë më parë për dënimin e Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali. 

Në një letër që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD i kërkon Prokurorisë që ta mbajë të informuar mbi procedurat e verifikimit që ka nisur për Pjetrin dhe rezultatet e deri tanishme të këtij verifikimi. Sipas tyre, organi i akuzës ka vepruar me vonesë, duke mos marrë parasysh dokumentet që ata kanë nxjerrë rreth 2 javë më parë.  

“Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Dokumenti i PD-së

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo bardhoh...: 15/08/2019 06:06

    ....nxirre luanin si gjithmone o trim....mjauuu

    Përgjigju
  • bledi: 14/08/2019 19:20

    Ku ishit me perpara juve por pritet tani te denonconi qe Valdrini eshte trafikant.Apo pritet qe te beni kaos ne Shkoder per interesat tuaja politike? Nje m*t jeni gjith majtas e djathtas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?