PD i mbyll derën të 'larguarve': Ikën me dëshirë, kanë gjuajtur me gurë ndaj Bashës e tani duan të kthehen se do vimë në pushtet

25 Qershor 2020, 13:54| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 13:55

  • Share

Në mediet pranë PD-së, këto ditët e fundit është folur shumë për një “hapje” të kësaj partie, për ata që janë përjashtuar ndër vite.

Por nënkryetari Edi Paloka ka thënë se në fakt, nuk është kështu. Madje ai thotë se ata që u përzunë nga Lulzim Basha, duke nisur nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami, Ridvan Bode, Majlinda Bregu etj, në fakt janë larguar me dëshirë.

Për këtë, edhe pse nuk i përmend me emra, Paloka thotë se dera e PD është e mbyllur, pasi kanë qenë kritik me Lulzim Bashën.

“Ne kemi qenë aq të hapur sa disa kanë dalë nga PD-ja me dëshirën e tyre dhe asnjëherë nuk e kanë pasur derën e mbyllur.

Por nëse del nga dera, gjuan me gurë dhe mendon të rikthehesh sërish në momentin kur vjen koha për të ardhur në pushtet, dhe thua që dera është e mbyllur kur është e hapur.

Janë disa individë të tillë që nuk kanë arsye pse të bërtasin, duke menduar se PD do t’i marrë dhe t’i hedhë në majë.

PD e ka derën e hapur, por jo për të gjithë”, ka thënë Paloka./ Tema

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?