Në programin e prezantuar për Shëndetësinë, Partia Demokratike ka vendosur t’I rrëmbejë edhe autorësinë aleatit të tyre të ngushtë, LSI.
Duke shpallur si risi zgjedhjen e lirë të qytetarëve të mjekut të familjes, Partia e Bashkës I ka marrë autorësinë vendimit të plot 10 viteve më parë të ish-Ministrit të Shëndetësisë së LSI, z. Vasili, I cili ka miratuar me vendim Nr. 657, Dt. 15/02/ 2010 Kartën e të Drejtave të Pacientit, e cila saktëson në pikën si më poshtë:
-E Drejta për Zgjedhje të Lirë Çdo pacient ka Të drejtën e zgjedhjes së lirë ndërmjet trajtimeve, procedurave dhe ofruesve të ndryshëm bazuar në informacion adekuat. Pacienti ka Të drejtën për të vendosur se cilat analiza diagnostike dhe terapi do të kryejë, dhe, se në cilin mjek familje, specialist apo spital do të shkojë. Shërbimet shëndetësore e kanë për detyrë ta garantojnë këtë të drejtë, duke i dhënë pacientit informacion mbi qendrat apo mjekët lidhur me trajtime të caktuara, dhe mbi rezultatet e aktivitetit të tyre. Ata duhet të mënjanojnë çdo lloj pengese që kufizon ushtrimin e kësaj të drejte. Një pacient i cili nuk ka besim te mjeku i tij /e saj ka të drejtën të caktojë një tjetër.
Basha tha sot pacienti do të vendos vetë se ku do të kurohet dhe se kush do të jetë mjeku i familjes dhe se pacienti do të vendoset në qendër të sistemit shëndetësor.
"Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vete do ta zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni te kuroheni, tha Basha.