Partian Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Durrësi, Berisha tha sot se Basha u thirr nga për bashkëpunim nga një organizatë kriminale, duke iu referuar dosjes së 'Toyota Yaris'. Për PD akuzat e Berishës janë vetëm gënjeshtra nga një njeri i shpallur 'non grata'. Në Facebook, PD ka publikuar edhe një video të Berishës dhe Ilir Metës, që para disa vitesh shanin e akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa sot janë kthyer në aleatë.
"Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën", shkruhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Dosja 'Toyota Yaris', Berisha akuza Bashës: U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale, por prokurorëve belg i dha një variant tjetër! PD: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner
//ReportTv.al