Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili shkroi se autorët e plagosjes së aktivistit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, nuk janë të Partisë Socialiste, por janë militantë të PD, ka ardhur edhe reagimi i Selinë Blu.
PD ka shpërndarë një foto ku autorët e shpallur në kërkim për ngjarjen, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, janë në një tryezë, dhe sipas PD janë duke ngrënë drekë, me kryebashkiakun e PS në Kavajë, Redian krali.
"Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë", thuhet në deklaratën e PD.
Lajmi kryesor:
Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, palët e përfshira rrëzojnë variantin e konfliktit politik! Rama: E qartë që s'ka motiv politik, politizimi nga PD skandaloz
K.T.//ReportTv.al