Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme kërkesat e Asllan Dogjanit dhe Aulon Kalasë, të dy kandidatë të Partisë Demokratike, të cilët pas zgjedhjeve të 11 majit kanë kërkuar rinumërimin e votave për qarkun Tiranë dhe Durrës.
Ajo që duhet sqaruar është se ndryshe nga sa kërkojnë, për momentin janë pranuar vetëm si ankues, ndërsa çështja për rinumërim mbetet për t'u shqyrtuar më tej nga KAS.
Ky miratim erdhi pas dalja nga ‘rreshti’ nga subjekti i tyre zgjedhor që i votoi kundra ankimimet e mëparshme në KAS, derisa ata vendosën që t’i bënin ankimimet nëpërmjet subjekteve të tjera.
Aulon Kalaja, i cili ishte kandidat në qarkun e Durrësit, ankimojë nëpërmjet partisë Lëvizja e Legalitetit, e cila ka depozituar ditën e djeshme një kërkesë pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pasi si kandidat, nuk mund të merret në shqyrtim ankimimi.
Ndërsa kandidati Asllan Dogjani, i cili kërkon rinumërim të votave për qarkun e Tiranës thotë se ka marrë autorizim nga Partia Demokratike për ankimim dhe do të duhet që po brenda 24 orëve, ky subjekt zgjedhor të dërgojë kërkesë pranë KAS për rinumërim.
I dyti në listën e hapur të PD-ASHM në Durrës, Aulon Kalaja ka qenë një nga zërat më të fortë pas përfundimit të procesit të votimit, duke deklaruar se vota e tij është deformuar brenda koalicionit. Ai mori 7291 vota, ndërsa mandatin e vetëm të kësaj liste e fitoi Arian Ndoja me 8249 vota. Pretendimi i tij ka qenë për deformim të votës preferenciale duke kërkuar mandatin e deputetin të zgjedhur Arjan Ndoja.
Komente
