'PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4', Zhupa i përgjigjet Bashkisë! Publikon dokumentet e pronares së shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti

10 Tetor 2020, 14:57| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 15:15

  • Share

Akuzave të Bashkisë së Tiranës kundër PD-së për 'fake news' lidhur me Fatime Jocën, ka reaguar zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa. Sipas pretendimeve të bashkisë, Fatime Joca gënjeu për identitetin e saj dhe thotë se nuk është ndihmuar nga bashkia pasi iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia Tiranë thotë se ajo në të vërtetë është Tatjana Lake ndërkohë që PD ka publikuar dokumente që sipas tyre faktojnë të kundërtën.

Përmes një postimi në Facebook, Ina Zhupa publikoi dokumentet që Fatime Joca është në pronësi të banesës në fjalë dhe se shtëpia e saj nuk është inspektuar nga ekspertët e bashkisë. Zhupa shkruan se ajo jeton në një shtëpi të pabanueshme dhe se nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

Postimi i plotë:

Këto janë dokumentat e shtëpisë së Fatime Joca, që ndodhet në njësinë nr 4. Shtëpia është totalisht në gjendje të pabanueshme.

Tallava Bashkia e di shumë mire se nuk ka aktor apo aktore që të ketë dokumentat e shtëpisë së dikujt tjetër, siç pretendon Bashkia!

Po të kishte patur hallin e qytetarës dhe jo të propagandës mashtruese, Erion Veliaj do të kishte dëgjuar qytetaren, e cila pohon se ekspertët nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë ekspertizën e shtëpisë dhe ta rregjistrojnë për të marrë dëmshpërblim. Normal,që në këto kushte refuzimi, asaj nuk i del emri tek dokumentat preferenciale të Bashkisë së Tiranës

Në vend që të spiunojë njerëzit dhe të deformojë të vërtetën, Erion Veliaj bën mirë të shkojë e të shohë shtëpinë, të dërgojë njerëz për të bërë ekspertizën dhe t’I japë zonjës Fatime Joca mundësinë për të marrë atë që i takon.

Me shfaqje propagande merret Erion Veliaj, ne merremi me qytetarët


Lajmi kryesor:

PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4, punëson aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti, Bashkia: Basha, fabrikues fake news


E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?