PD: Jo turizëm policor, Anti-KÇK të përqendrohet në Tiranë! Pasuritë e Ermal Hoxhës nuk duhet të mbeten të paprekshme (VIDEO)

5 Shkurt 2020, 13:38| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 13:51

  • Share

TIRANË - Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti demokrat Flamur Noka, i quajti "turizëm policor" aksionet e Operacionit Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive të dyshuara të pajustifikuara të personave në hetim apo të dënuar për krime të rënda. Noka tha se OFL duhet ta përqendrojë punën në Tiranë, ku sipas tij trafikantët e drogës veprojnë në miqësi me biznesin dhe vëllanë e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi se Ermal Hoxha, i liruar pasi kreu dënimin për laboratorin e kokainës në Xibrakë, ka mbështetjen e Olsi Ramës, dhe se janë pikërisht pasuritë e tij që duhen vënë në 'lupë' e OFL-së. Noka përmendi edhe Saimir Tahirin dhe Edmond Begon, mik të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili sipas PD-së po shpërblehet me tenderë publikë. Akti normativ Anti-KÇK, sipas Flamur Nokës është propagandë dhe nuk mund të luftojë krimin, pasi sipas tij, Rama ka siguruar vota nga krimi i organizuar.

Deklarata për mediat e Flamur Nokës nga selia e PD-së.

Edi Rama është i pafuqishëm për të luftuar krimin e organizuar, sepse ai është vetë krimi i organizuar. Me pasuritë e trafikantëve të drogës, Edi Rama ka lidhur pushtetin dhe pasurimin e paligjshëm të tij dhe të familjes së tij.

Në vend të show-t qesharak dhe turizmit policor nga një qytet në tjetrin, e ashtuquajtura Forca e Ligjit mund të bënte shumë punë në Tiranë me trafikantët e drogës në miqësi dhe në biznes me vëllanë  e kryeministrit.

Pasuritë e Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, nuk duhet të mbeten të paprekshme.

Financieri i grupit të strukturuar kriminal, që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, ngriti laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, nuk duhet të ketë mbrojtjen e Olsi Ramës nga ligji i Edi Ramës.

Fatkeqësisht, rastet si ky i Ermal Hoxhës, Saimir Tahirit apo Taulant Ballës me mikun e tij trafikant droge, që merr tendera publikë tregojnë sesa thellë e ka kriminalizuar Edi Rama politikën dhe vendimmarrjen.

Fatmirësisht, shqiptarët janë vetëdijësuar se ligji në duart e Edi Ramës është vetëm një mjet që i shërben pushtetit të tij dhe jo interesit publik.

Në çdo sondazh online, ku qytetarët votojnë të lirë, tregon mosbesimin e thellë të shqiptarëve tek kjo qeveri dhe tek ky kryeministër.

Shqiptarët e dinë se nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar.

Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.

Për të luftuar krimin e organizuar, Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja propagandistike, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i  krimit të organizuar.

Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi treguar se vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 06/02/2020 00:17

    SI KANE moral keta halete e PD te kerkojne llogari per para ,,,keta jane llumi I shqiperise,,,keta e vodhen shtetin si askush tjeter,,,fajin e ka edi rama qe si rras ne burg nja 500 veta nga PD duke nisur me kryekriminelin e kryehajdutin e shqiperise,,,SRB....

    Përgjigju
  • O tej: 05/02/2020 22:45

    A eshte sivlkau gomarit ky Noka?

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/02/2020 22:41

    Hále!

    Përgjigju
  • albani: 05/02/2020 18:59

    TI MUT MUTI ,,,MALOK KUKESI na trego me cfare lekesh e bere vilen tek gjiri I lalezit,,,pis njeri….

    Përgjigju
  • Bariu i dhive: 05/02/2020 16:52

    Del bariu i dhive ne deklarate, ky funderrine provinciale qe nga roje tek dera e PD u gdhi me 4 milione dollare pasuri dhe apartament tek liqeni me 4000 euro metrin katror. Yt tqr bajgat e salehut

    Përgjigju
  • IDJOTI: 05/02/2020 14:26

    Ore ky flamuri pa shkop qeka komplet idjot. Po ne populli pam foton para pak ditësh të lylit me Begon apo ky idjoti pa shkop ky flamuri sumës nuk e ka par atë foto vall ? Se helbete ky debil është qeni kone i kryekriminelit salhe që lef në parlament pa pushim. Çfar mendon ky se populli Shqiptar është idjot si flamuri pa shkop. Po pasurit e tua o flamufi pa shkop ti shikojm pak o skorje.

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/02/2020 15:55

      Iu ka fut frika në palcën kurrizore këtyre kriminelëvet të djathtë, por edhe të majt. Sulmi është mbrojtje apo jo...

  • sifi: 05/02/2020 14:23

    Eshte turpi i politikes shqiptare, qe te kete mes tyre nje njeri pa ekuiliber si Mul Noka.Ne dosjen 339 ai permendet se i ka vene ne koke pistoleten nje anetari te PS, si dhe i ka ikur me dhune pistbllokut te policise ne Diber.Noka eshte dhe ai qe kapi prej fyti punonjesin e policise ,ne drejtorine e policise Tirane . Kete ngjarje ,e ka me ze dhe me figure .Dhe presin shqiptaret qe keto te jene me ligjin.

    Përgjigju
  • raul: 05/02/2020 13:44

    Ky gangsteri i pd lesheli qe me naziskinet e mamuurasit sulmoi kryeministrine me molotov do ti jape mend policise, ky eshte fundi i botes , ky monster, ish presidenti i republikes se Lazaratit ka dale ne mbrojtje te horrave te droges,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?