PD tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese, por Çlirim Gjata u tërhoq nga frika e Vettingut/Dokumentet

18 Maj 2019, 14:43| Përditesimi: 18 Maj 2019, 19:18

  • Share

Akuzon çdo ditë shumicën qeverisëse për kapjen e drejtësisë, por në të njëjtën kohë Partia Demokratike vazhdon përpjekjet që të fusë njerëzit e saj në kupolën e drejtësisë, siç operoi gjatë periudhës 2005-2013. Pikërisht deri në 2013 Partia Demokratike dhe presidenti i Republikës në atë kohë, Bujar Nishani kanë emëruar persona të besuar pranë Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues, po sot shumica e tyre janë shkarkuar nga Vetingu për pasuri të paligjshme, lidhje me krimin apo si të paaftë.

Konkretisht 6 anëtarë të emëruar nga PD lanë detyrën nga frika e Vetingut, 3 u shkarkuan, 1 u dënua për korrupsion në Gjykatën e Lartë. Ndërsa në Kushtetuese 8 gjyqtarë po të emëruar në nga PD ose janë shkarkuar nga Vetingu, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur vetingun duke shkaktuar mbyllje të dy gjykatave më të rëndësishme të vendit, mbyllje për të cilat çuditërisht sot PD akuzon qeverinë. Por paradoksi i PD-së nuk mbaron këtu.

Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, ka aplikuar për t'u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, në mars të vitit 2018, Kuvendi i Shqipërisë shpalli një listë me 20 kandidatë, të cilët kishin aplikuar për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Pjesë e kësaj liste ishte edhe Gjata. Pra, në një kohë kur Lulzim Basha dhe Sali Berisha akuzonin Edi Ramën për kapjen e drejtësisë, sekretari i partisë së tyre Çlirim Gjata ishte në garë për t’u bërë pjesë e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri.

Gjata ka marrë postin Sekretarit në PD në janar të këtij viti, por vetëm ne datën 10 prill 2019 ai ka dhënë dorëheqjes nga gara, e njëjta ditë kur KED (institucioni i i ri që i takojnë emërimet) ka thirrur Gjatën për të paraqitur dokumentacionin e për të nisur verifikimin dhe vlerësimin e tij si kandidat. Pra, tërheqja e tij ka ardhur në momentin që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur procedurat për të verifikuar pastërtinë e figurës, ku përfshihet edhe kontrolli i pasurisë, gje qe Clirim Gjata ka preferuar ta shmang si shumë kolegë të tjerë.

Dorëheqja dhe pretendimet

Shqiptarja.com ka siguruar kopje të shkresës për tërheqjen. Paradoksi deri në grotesk është se Çlirim Gjata, përmes kësaj letre drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deklaron tërheqjen nga gara, me argumentin se qëllimi i qeverisë është që të kapë këtë gjykatë. Pra ai që është drejtues i Partisë Demokratike duhet të garantojë pavarësinë e Gjykatës Kushtetues nga politika, por u detyrua të tërhiqet nga gara, pasi sipas tij“qëllimi i qeverisë sot është të kapë këtë gjykatë nëpërmjet rrethanave, manovrave dhe shërbimeve të institucionit të KED. Prandaj procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese më duket një hipokrizi në plot kuptimin e fjalës''.

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi

Si qëndron e vërteta? Gjata nuk plotëson kriteret

Po si qëndron e vërteta e dorëheqjes nga gara të Çlirim Gjatës për një vend vakant në Kushtetuese? Pse Gjata kishte besim tek Këshilli i Emërimeve në Drejtësi deri në 10 prill 2019 dhe nuk ka më besim pas kësaj date kur ka nisur verifikimi tij? Kush po tenton të kapë Kushtetuesen, shumica apo PD që synoi të bëjë anëtar të kësaj gjykate sekretarin e saj? E vërteta e dorëheqjes është se Çlirim Gjata nuk plotëson kriteret për t’u bëtë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Duke qenë i vetëdijshëm se do të përjashtohej nga gara për shkak të kriterit politik, Gjata i ka paraprirë këtij vendimi duke shmangur vetingun dhe duke u dorëhequr nga gara e duke sulmuar KED si përfaqësues i PD.

Po cilin kriter nuk plotëson Gjata?

Pika ‘c’ e nenit 7/a, të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016 në kuadër të reformës në drejtësi, parashikon që kandidati për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, përpos të tjerave duhet të “të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit”. Në rastin konkret, Çlirim Gjata është Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, që nga janari i këtij viti fakt që e skualifikon menjëherë nga gara.

Kontradikta e Gjatës

Me atë urrejtje patologjike që drejtuesi i Partisë Demokratike tregon ndaj çdo institucioni qe nuk e kontrollon, në letrën e tij, drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Çlirim Gjata zhvlerëson kandidimin e tij për t’u bërë pjesë e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri. A i thotë se kishte harruar se ishte kandidat. “Sapo i njoftova me e-mail, që brenda datës 10 të këtij muaji duhet të paraqitem për, siç shpreheni ju, procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës time për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, gjë për të cilën unë kam shprehur interesin. Është e vërtetë se kam shprehur interes për kandidim për në institucionin në fjalë, por ka diçka një vit apo e gjysmë më parëm, që kam bërë këtë paraqitje kandidimi, aq sa e kisha harruar se jam kandidat për në Gjykatën Kushtetuese”.

Ndërkohë, më poshtë në letrën e tij, Gjata ka një tjetër vlerësim për Gjykatën Kushtetuese. “Dy herë në historinë e Evropës ka ndodhur të mbyllet Gjykata Kushtetuese. Ajo në Austri ne 1938 nga Hitleri dhe here e dytë në Shqipëri në vitin 2018 dhe çfarë paradoksi, për shkak të reformës në drejtësi”, shkruan Gjata. Duke harruar se të gjithë gjyqtaret e emëruar nga Partia Demokratike nëse do të kishin respektuar ligjet, ata sot do kishin kaluar vetingu dhe do ishin në krye të detyrës, duke garantuar funksionalitetin e plotë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Gjykata Kushtetuese, janë tetë gjyqtarë të emëruar me votat e shumicës PD-LSI në Parlament që janë larguar duke shkaktuar bllokimin e saj (tre të dorëhequr dhe 5 të përjashtuar nga komisioni i Vettingut)

Nga Gjykata e Lartë janë 10 anëtarë të emëruar nga PD dhe LSI që më tej janë larguar duke shkaktuar bllokimin e saj, 4 të shkarkuar nga vettingu, njëra e dorëhequr, dhe 5 të larguar të cilëve u kanë mbaruar mandati.

Letra e heqjes dore nga kandidatura

Dorëheqja e Çlirim Gjatës

( Kliko këtu ) dokumenti i plotë i verifikimit të kanidaturës së Çlirim Gjatës

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 18/05/2019 21:26

    Ky njeri sa here hap gojen e kam vene re se ka nji mllef me gjithe boten. Duhet nje dizinfektim I mire pasi flet kjo vemje njerezore. Ne Pd sa here flet ky psikopat te gjithe myllin hunen kush tha se ky djali debil i babait do perfaqsonte PD???!!! Nuk kishte frike nga vetingu ore u terhoq se i thame nuk na duhet nje debil ne gjykate ose me troc nje gomar.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 18/05/2019 17:48

    Na mbyten spiunet Gjata Mu... i jati kake i biri

    Përgjigju
  • Rudolf: 18/05/2019 17:30

    Pjelle e spiunit te shkjaut

    Përgjigju
  • ZoguZii: 18/05/2019 16:17

    Po a ka prokuror ti vej prangat ketij gjese se shpifur dhe llapush. Qr

    Përgjigju
  • Berti: 18/05/2019 14:56

    Prape me Qimin juve ha hah ha ha nuk keni frike nga ai tropojansi qe jeton ne Labrake ha ha ha ha Lereni Qimin se gjynah. Ka gelltitur diku nje luge corbe te prishur tani do vjelle tere jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?