PD kaos në Kuvend, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Socialistët po sillen si viktima! Përdorin institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar lirinë

3 Tetor, 16:24| Përditesimi: 3 Tetor, 16:31

  • Share

1727465412_ervinsalianji.jpeg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pas situatës së krijuar në Kuvend me kaosin e opozitarëve, menjëherë pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një letër dërguar avokatit të tij mbrojtës, Ledio Braho, Salianji shkruan se socialistët po sillen si viktima.

Më tej, ai e akuzon qeverinë se përdor institucionet për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

“Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.  Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shkruhet në letër.


Lajmi kryesor:

PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?