Politikë

PD: Kemi dërguar në SPAK kallëzime se u blenë vota me 100 euro në Pukë (Nuk publikon provat)

5 Maj 2021, 14:31| Përditesimi: 5 Maj 2021, 15:49

  • Share

Partia Demokratike ka njoftuar sot se ka dërguar në SPAK kallëzime për blerjen e votës, që sipas saj janë bërë me 100 euro në zonën e Pukës. Sipas PD denoncimi është bërë më 16 prill në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe lidhet me emra si Tom Doshi, Benet Beci, Marku Marku dhe Gjon Gjonaj.

Në deklaratën e bërë për mediat nga selia blu nga Enkelejd Alibeaj pretendohet se kjo është një skemë kriminale me në krye Benet Becin.

Sipas Alibejat SPAK nuk bëri asgjë edhe pse ishte vënë në dije nga PD për shkelje në  Gjergjan të Pukës, në Rrapë, në Qerret, në Qelëz etj.

"Për të gjitha këto informacione SPAK është vënë në dijeni dhe ka heshtur. Nëse do të kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë zgjedhjeve, policia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë.   Të vërtetat e masakrës elektorale të 25 prillit nuk do të shkojnë dëm. Si përfaqësues të shumicës së shqiptarëve që duan një Shqipëri jo peng të krimit, ne kemi për detyrë të çojmë deri në fund betejën e përbashkët për rikthimin e demokracisë dhe rrëzimin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi", tha Alibeaj.

Por në daljen nga PD, Enkelejd Alibeaj nuk bëri të ditura provat që ka dorëzuar në SPAK për këto shkelje të pretenduara. Cilat janë provat me të cilat janë shoqëruar kallëzimet? A mund të vlejnë këto kallëzime pa prova?

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?