TIRANË- Partia Demokratike pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Përmes një shkrese depozituar në KQZ, PD kërkon hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi.
Sipas dokumentit, PD thotë se sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, rezulton se janë:
3.534.792 fletë votimi të prodhuara,
1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,
1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe
5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.
PD thotë se diferenca tregon qartë se mungojnë 130.754 fletë votimi të papërdorura! PD-ASHM kërkon që KQZ të sqarojë në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur me fletët që nuk përputhen me asnjë kategori zyrtare: as të votuara, as të papërdorura dhe as të dëmtuara.
Nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur pasditen e sotme Partisë Demokratike duke sqaruar se "Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Këtij numri i duhen shtuar edhe:
a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime)."
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Kthimi i pergjigjes nga Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve Celibashi
Komente
