Partia Demokratike

Politikë

PD kërkesë në KQZ, akuza edhe Celibashit: Nuk na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës! (DOKUMENTI)

4 Korrik, 17:03| Përditesimi: 4 Korrik, 17:14

  • Share

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.

Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

PD dhe kryetari i saj, Sali Berisha, që pas ditës së zgjedhjeve kanë pretenduar farsën elektorale, manipulimin apo vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke ndërmarrë edhe një mision ndërkombëtar për nxirjen e Shqipërisë deri në Parlamentin Europian, në Bruksel apo në Strasburg dhe te Asambleja e OSBE-së në Portugali.

Berisha ka pretenduar ‘trenin bullgar’, për të cilin deri tani nuk ka dhënë asnjë provë dhe nuk është zbuluar asnjë e tillë, teksa po shfaq pamje filmike edhe në konferenca me gazetarët, për procesin e numërimit.

KQZ fillimisht dhe më pas KAS e Kolegji Zgjedhor, ia ka rrëzuar shumicën e kërkesave, teksa edhe pranimi i numërimit të pjesshëm për disa qarqe, Tirana dhe Fieri të gjitha dhe Durrësi pjesërisht, më shumë po tregojnë vjedhjen e kandidatëve të PD-së brenda partisë, ndërsa nuk ka pasur ndryshime mandatesh mes subjektesh. Të trija shkallët kanë certifikuar rezultatin e 11 majit në 8 prej qarqeve dhe nga KQZ janë shpërndarë mandatet e deputetëve fitues për partitë garuese.

Kërkesa e PD-ADSHM, drejtuar KQZ-së

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 04/07/2025 17:13

    Kur i fitonte zgjedhjet Berisha a kishte rinumurim? A kishte venie ne dizpozicion te opozites te materialeve filmike?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?