Selia e PD

Politikë

PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

2 Shtator, 14:20| Përditesimi: 2 Shtator, 14:24

  • Share

Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën kur do të zhvillohet seanca për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Kështu, seanca në Kolegj do të mbahet në datë 4 shtator ora 10:00. Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.

Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht rezultatin zgjedhjeve të 11 majit, me pretendimin se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. 

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?