Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtues të qarqeve pasditen e sotme në selinë rozë, është shprehur dakord për të ngritur sa më parë Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, pas kërkesës së Partisë Demokratike. PD kërkoi ditën e sotme që Komisioni të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR.
'Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse', thuhet në kërkesën e PD-së.
Lajmi kryesor:
PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rama 'jep ok'
M.Q./ReportTv.al