Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve
Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit zgjedhor Marash Logu në shkresën e firmosur prej tij, kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike të ambienteve brenda dhe jashtë magazinës në Lundër, ku ruhen materialet zgjedhore, për periudhën 10-20 prill 2025.
'Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në funksion të verifikimit të çdo informacioni dhe denoncimit të mbërritur pranë strukturave tona lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 si dhe transparencës së plotë të këtij procesi, nëpërmjet kësaj shkrese kërkojmë vënien në dispozicion të pamjeve filmike të ambienteve brenda dhe jashtë ambienteve të magazinës në Lundër ku ruhen edhe materialet zgjedhore për periudhën 10-20 prill 2025. Mbetemi në pritje të përgjigjes suaj, brenda një afati sa më të shkurtër. Marash Logu', thuhet në kërkesë.
Komente
