TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca për kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për shfuqizimin e Bordit të Çmimeve të Karburanteve. Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu argumentoi sipas tij se ky bord nuk ka kufizim kohor për situatën e veçante që qeveria supozon dhe se nuk ka afat se kur do të përfundojë. Logu theksoi se ky akt normativ është në shkelje të kushtetutës, pasi operatorëve më të mëdhenj ekonomik ju jepen privilegje, ndërsa operatorët e tjerë nuk e përfitojnë. Po ashtu Logu shtoi se ngritja e këtyre bordeve është unik në botë me përbërje publiko-private.
‘Ky bord ka slogan mbrojtjen e konsumatorëve, por nuk ka mbrojtur kurrë interesin publik’- u shpreh Logu.
Nga dera e Gjykatës, 2 deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula thanë se ky Bord nuk ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, por interesat e oligarkëve. Për deputeten Çupi, ngritja e këtij Bordi nga qeveria cenon lirinë ekonomike, konkurrencën në treg prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji. Nga ana tjetër deputeti Sula u shpreh se bordi është abuzues dhe se dëmton ekonominë e shqiptarëve.
29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, iu janë drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak javë më parë Bordin e Transparencës për çmimet e shportës! Sipas, Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi u bë për shkak se akti normativ nuk plotësonte kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës, më konkretisht urgjenca dhe nevoja për të bërë aktin normativ me fuqinë e ligjit. Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ishte e arsyeshme që qeveria të bëjë një akt të tillë normativ, për shkak se nuk ka pasur asnjë urgjencë e as nevojë të jashtëzakonshme për t’u bërë me kaq shpejtësi.
Pritet të shikohet nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë që akti normativ, për ngritjen e Bordit të Transparencës për Çmimin e Karburanteve i ka plotësuar kriteret e kushtetuese të urgjencës dhe të nevojës, që në rastin e Bordit të Ushqimeve, konsideroi se nuk ishin plotësuar.
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca e kërkesës së PD-së për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimit të naftës. Deputetja Dhurata Çupi u shpreh se bordi cenon mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
‘Paraqitëm qartësisht se është në cenim të të drejtës kushtuese. Është një cenim të thellë të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, me çmimet abuzimeve për qytetarët. Një bord publik privat. I jashtëzakonshëm i pa parë në asnjë vendimmarrje të vendeve të tjera. Bëhen edhe pjesë e bordit të qeverisë. Çmimet e karburantit kanë qenë të jashtëzakonshme më të larta në 30 vite. Në dëm të interesave të qytetarëve. Ky projektligj duhet të shfuqizohet.’- tha Çupi.
Nga ana tjetër deputeti Sula u shpreh se bordi është abuzues dhe se dëmton ekonominë e shqiptarëve.
‘Është ngritur vetëm për 1 apo dy kompani të hidrokarbureve. Çmimi i karburantit është jashtë çdo lloje logjike. Në një kohë që edhe çmimi në bursë. Këtu ishte çmimi më i lartë. Është haptazi me qëllim përfitues. Kemi të bëjmë me një mënyrë të përfitimit të gjitha formave