Vullnet Sinaj

PD kërkon t’i hiqet mandati Vullnet Sinajt! Reagon deputeti: S’kam përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit

7 Gusht, 10:36| Përditesimi: 7 Gusht, 10:37

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka reaguar pas kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pasi sipas opozitës ai ka përfituar para nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij.

Sinaj ka hedhur poshtë çdo pretendim të tyre përmes një postimi në rrjetet sociale duke sqaruar se ai që prej 2017-s ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij gjatë kohës që ushtron mandatin e deputetit.

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruan deputeti i Vlorës në reagimin e tij.

Vetëm një ditë më parë opozita njoftoi se po përgatisin mocionin për heqjen e mandatit të Sinës dhe se do t’i kërkojë kuvendit ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?