Foto Ilustruese

Politikë

PD kërkon veçimin e votave që kanë ardhur nga Greqia: Të hetohen përpara numërimit

8 Maj, 18:04| Përditesimi: 8 Maj, 18:08

  • Share

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të veçojë në kuti të posaçme të gjitha zarfet e votimit të ardhura nga Greqia, përfshirë edhe ato që mund të mbërrijnë deri më 1 maj 2025.

“Ndarjen në kuti të veçantë të të gjitha zarfeve të ardhura nga shteti grek, përfshirë edhe ato që mund të vijnë deri në datën 1 maj 2025. Marrjen e masave administrative për kryerjen e këtij procesi me prioritet dhe urgjencë, në mënyrë që ai të përfundojë përpara nisjes së procesit të numërimit”, thuhet në kërkesën zyrtare të PD-së drejtuar KQZ-së.

Demokratët e konsiderojnë të domosdoshëm hetimin e votave të ardhura nga Greqia, duke ngritur dyshime për parregullsi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?