TIRANE-Zyrtari i Partisë Demokratike Ndriçim Mehmeti akuzoi sot kryebashkiakun Erion Veliaj se ashtu sikur bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar, po kërkon të betonizojë kryeqytetin edhe në një tjetër hapësirë.
Ai tha se 'Kopshti 42' ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.
Arsyeja? Sipas zyrtarit të PD-së, vendi ku ndodhet kopshti është i lakmuar për biznesin e ndërtimit.
"Jemi në “Kopshtin 42” në Tiranë i cili siç e shikoni, është tërësisht i shkatërruar.
Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.
Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij.
Vetëm dimë që ky kopësht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.
Siç duket Kryetari i Bashkisë, z.Veliaj, kërkon të betonizojë Tiranën, edhe përmes këtij kopshti, siç bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë kopësht.
Një komunitet i tërë duhet të kenë strehën e tyre për t’u edukuar, por tashmë e kanë humbur.
Ne do të kemi më pak kapacitete të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit dhe më shumë hapësirë për ndërtim.
Partia Demokratike denoncon këtë skandal i cili bëhet në mes të ditës në një nga qendrat më të frekuentuara të Tiranës, të mbipopulluara e c ila i shërben aferës së rradhës korruptive të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj' akuzoi ai.
Domethene cdo dite, cdo ore po te doni ka denoncime, aferra, pislleqe, nuk mer mundimin njeri te shpjegoje te tregoje te verteten ore madje te stepet te trembet se ka prokurori, ka shtet ka institucione....jo jo as mos prisni. Kjo eshte fryt i 1.6 miliardeve euro para te pista te pastruara per dy vjet! Kjo eshte shqiperia si italia ne vitin 1960! Asgje skemi pare akoma ne si njerez te ndershem te ketij vendi, asgje akoma sic ka thene ai kryebanditi qe kemi ne krye.
PërgjigjuEdhe shkolla "Sami Frasheri" te njejtin fat ka. Ne vend te shkolles prit kur te mbije nje 40 ose 50 katesh si ai qe po ndertohet tek ish kendi i lojrave "7 xhuxhat"
Përgjigju