Politikë
Top 24

PD kundër tezës së Thaçit për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet

28 Maj 2019, 11:30| Përditesimi: 28 Maj 2019, 14:36

  • Share

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu del kundër tezës së kryeministrit Hashim Thaçi për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm. Shehu thotë se teza e tij bie ndesh me interesat kombëtare dhe stabilitetin e Rajonit.

"Tezat e Thacit, ndesh me interesat tona kombetare e stabilitetin e Rajonit. Ai dje kerkoi perfshirjen e Parlamenteve te Kosoves e Shqiperise ne aventura te rrezikeshme “bashkimi kombetar”, qe u shkojne per shtat atyre qe duan te na kthejne ne faktor destabiliteti, te na mbajne neve dhe Rajonin larg BE-se!! Disa muaj me pare duke aktivizuar perrallen e qarqeve serbe per Bin Laden ne Shqiperi, na kompromenton me “terrorizmin islamik”.

Me “shkembimin e territoreve” ai me bashkeautore rigjalleroi nje aspirate te dominimit serb ne Rajon, por qe u “arshivua” ne Berlin.
Se fundmi ne sinkron me ata qe kerkojne te na “veshin kostumin” nacionalist te “Shqiperise se Madhe”, ky President u ben te tilla thirrje Parlamenteve, ne kundërshtim me detyrat e juridiksionin e tij.

Thaci godet keshtu edhe “Paketen Ahtisaar”, qe eshte dokumenti baze i lirise e pavaresise se Kosoves, i vendimit te Gjykates se Hages, i Kushtetutes se saj.

Te tilla teori qe rihapin edhe endrat e “Serbise se Madhe” nepermjet ndryshimit te kufijeve, vetem demtojne imazhin e interesat shqiptare ne keto periudha te veshtira, na izolojne.

Pse nje President do te ndermerte kete hap duke perfshire edhe Shqiperine ne te tilla aventura: prej nje dosjeje, per interesa te tjera okulte, “per te lare...” mbas “shuplakes” se Berlinit?!
Cdo gje eshte e mundur, por sidoqofte pergjigja duhet dhene e prere: ne e kemi “fytyren” vetem drejt Europes, aty do te bashkohemi!",
thotë Shehu.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 28/05/2019 15:20

    Tritan ti je mjek ku merr vesh ti nga politika e jashteme apo lexon broshyrat e Saliut

    Përgjigju
  • gfdsa: 28/05/2019 13:57

    O TRITAN PRESHI, PO SIKUR TE PROPOZOJE THACI BASHKIM ME ITALINE,, DO PRANOJE TI O SPIUNHANE??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?