Politikë

PD kundër zgjatjes së afatit të KPK? Rushaj te 'Ekonomia': Ku e keni fondin për KLGJ dhe KLP për vetingun

1 Nëntor 2021, 13:10| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 13:30

  • Share

Që prej 15 tetorit kur Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, duke propozuar shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, asnjë përgjigje e qartë nuk është marrë nga Partia Demokratike , nëse është pro apo kundër.

Megjithatë një pyetje e bërë sot në Komisionin e Ekonomisë nga nënkryetari i PD Alfred Rushaj në drejtim të ministres së Financave tregon se PD është duke menduar për të mos e mbështetur këtë shtyrje të afateve.

Ai tha se Qeveria do të duhej të kishte parashikuar fonde për KLGJ-në dhe KLP-në të cilat do të bëjnë vettingun pas qershorit 2022, siç e parashikon Kushtetuta, pasi përfundon afati i Komisionin të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Me këtë deklaratë Rushaj e ka marrë të mirëqenë faktin se Kushtetuta nuk do të ndryshojë deri në qershor dhe vettingu do t'i kalojë institucioneve qeverisëse të drejtësisë.

"Znj. ministre, në qershor 2022 Kushtetuta parashikon që KLGJ dhe KLP do të marrin përsipër në bazë të kushtetutës, një funksion që është ai i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. A keni marrë masa që këto dy institucione të kenë buxhetin e nevojshëm për të përballuar këtë detyrim. Për ta bërë këtë ato duhet të kenë fondin e mjaftueshëm që tani, që në janar! Duan infrastrukturën e nevojshme, burimet njerëzore dhe të tjera, duke filluar që në janar. Do të ketë nevojë për burime njerëzore, infrastrukturë, në mënyrë që ajo që parashikon kushtetuta të realizohet pa vonesë. Sa është fondi dhe a është i mjaftueshëm për këto dy institucione?", ka thënë Rushaj.

Ministrja Ibrahimaj iu përgjigj se duke mos ditur ende ditën që Vetting-u, do kalojë nga institucion aktual në KLGJ dhe KLP, është ruajtur për gjithë vitin të njëjtin buxhet që kanë organet e Vetting-ut aktualisht, i cili në momentin që institucionet mbarojnë së funksionuari mund t'i kalojë institucione të KLGJ dhe KLP.

Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?