KQZ do të jetë deri në dy javët e para të muajit gusht e angazhuar me procesin zgjedhor. Në një konferencë për mediat, ndërsa dha detaje për rinumërimin, Ilirjan Celibashi tha se kanë anuluar edhe lejet vjetore për stafin. Procesi i rinumërimi pritet të zgjasë deri në 20 ditë.
“Do vazhdojmë pa ndërprerje, gjithë administrata do jetë në punë, kemi anuluar dhe lejet vjetore për gjithë stafin, për të qenë në punë edhe gjatë korrikun edhe gushtit. Me siguri që sikurse e thashë vetëm për këto dy qarqe do duhen 18-20 ditë, për të përfunduar procesin e rinumërimit, shto edhe ditët që do mund të duhen për ankimet në Kolegj. Edhe gjysma e parë e muajit gusht do na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Të dyja qarqet për 18 deri në 20 ditë”, u shpreh Celibashi.
Lajmi kryesor:
Rinumërimi për Tiranën dhe Fierin, Celibashi: Procesi nis javën e ardhshme, janë 610 mijë vota! Zgjat deri në 20 ditë
SI.E./r.k./ReportTv.al