PD letër KQZ-së: Të miratohet akti normativ për sistemin e videomonitorimit në qendrat e votimit! Komisioni: Kërkon kohën e vetë! Po vlerësohen kostot

19 Nëntor 2020, 11:45| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 16:30

  • Share

Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një letër mbi implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e 2021.

Ajo shkruan se deri më tani KQZ nuk ka marrë asnjë masë për të mundësuar aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit.

Demokratët kërkojnë që kjo të konkretizohet sa më shpejtë përmes miratimit të një akti normativ që e mundëson këtë gjë.

Ndërsa në përgjigje të saj, KQZ ka siguruar se po bëhet gjithçka e mundur për implementimin e këtij sistemi por ajo akti normativ kërkon kohën e saj. Përmes një letre zyrtare, komisioni i shkruan se po vlerësohen dhe kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi.

Vetëm disa ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Kreu i këtij Institucioni, Ilirjan Celibashi theksoi se nëpërmjet teknologjisë synohet ruajtja e votës.

Mazhorancës do i duhet edhe njëherë dakordësia e opozitës sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, specifikisht për zonat ku do të realizohet votimi dhe numërimi elektronik, një projekt pilot që do realizohet vetëm në 20% të zonave në Shqipëri, sipas marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik.

KQZ ende nuk e ka një faturë se sa do kushtojë identifikimi biometrik. Për këtë arsye ky institucion u ka kërkuar 20 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe me përvojë në proceset zgjedhore, të japin një vlerësim mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

"Deri në këtë moment nuk rezulton që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të ketë ndërmarrë ndonjë masë për mundësimin e aplikimit të sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit. Në këto kushte, duke besuar plotësisht në vullnetin tuaj institucional për ushtrimin e kësaj kompetence, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që të marrë të gjitha masat për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit, duke miratuar sa më parë aktin normativ që mundëson këtë, si dhe duke parashikuar fondet e nevojshme financiare për implementimin e këtij sistemi" - shkruan PD.

Letra e PD-së drejtuar KQZ-së

Ora 16:22
Letra e PD-së për videomonitorimin në zgjedhje, KQZ: Draftimi kërkon kohën e vetë! Po vlerësohen kostot e mundshme për këtë sistem

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje letrës së Partisë Demokratike mbi aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit.

Përmes një letre zyrtare, KQZ shkruan se akti normativ është duke u hartuar por ajo kërkon kohën e vetë. Ndërsa përsa i përket financimit të këtij projekti, KQZ thotë se po vlerësohen kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi.

Në letrën e saj, PD pretendon se KQZ nuk ka marrë asnjë masë për të mundësuar aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat zgjedhore.

Demokratët kërkojnë që kjo të konkretizohet sa më shpejtë përmes miratimit të një akti normativ që e mundëson këtë gjë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?