PD letër SHBA-BE: Kryebashkiakun e PS-së Agron Malaj e kap dekriminalizimi, KQZ-ja ta shkarkojë

12 Qershor 2020, 11:21| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 15:12

  • Share

TIRANE-Partia Demokratike përmes një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të cilën vë në dijeni edhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, kërkon mbledhjen për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për kryebashkiakun socialist Agron Malaj.  Demokratët në letrën që u kanë dërguar edhe dy ambasadorëve parashtrojnë edhe rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, përkatësisht të sektorit të dekriminalizimit për funksionarin Agron Malaj.

Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Burrelit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë. 

‘Subjekti Agron Malaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të shkronjës “a” të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016. Sipas pikës 1 të nenit 4 të ligjit nr. 138/2015, për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit zgjat gjatë gjithë jetës’, sqarohet në letrën drejtuar ambasadores së SHBA dhe atij të BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë, në cilësinë e iniciuesit të kësaj procedure administrative, kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve "Thirrjen pa vonesë të mbledhjes së KQZ dhe përfshirjen në rend dite të shqyrtimit të rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Agron Malaj. 

Miratimin e rezultateve të organit të prokurorisë, që subjekti Agron Malaj, është në kushtet e ndalimit sipas ligjit për dekriminalizimin dhe se ndaj tij duhet të merret masa e ndalimit të menjëhershëm të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit publik" thuhet në letër. (Lexo këtu lajmet për Agron Malajn)

( Kliko këtu ) Shkresa e plotë e PD-së drejtuar KQZ-së

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hulku: 12/06/2020 12:32

    Keta te pd,s ta lejne rehat kryetarin e bashkise te burrelit,te shikojne kryetarin e pd,s si eshte marre me droge e prostituta e ka ble lokal kaffe deparis e toka e shtepia ne burrel e tirane,por si i thone 1 fjale ne burrel tu sha murra kazine??

    Përgjigju
    • NISHI: 12/06/2020 13:09

      o ti hulku ti je nje dhjaks qe perdor emrin e tjeter kuj ne burrel po ik sa pa te gjete se ku i dihet

    • Turi: 12/06/2020 12:59

      Patjeter, rilindasit duhet lene te qete sepse jane te stresuar nga krimet qe kane bere. I stresojn boll bythlepirsat

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?