Politikë
Top 24

PD e Lezhës dhe Roskovecit padisin KQZ, komisionerët dhe numëruesit e PS

18 Korrik 2019, 14:02| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 20:49

  • Share

Partia Demokratike ka paditur  anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Lezhës.

Me një dokument që mban datën 12 korrik, PD i ka kallëzuar penalisht ata në Prokuroinë e Lezhës për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Baza ligjore e këtij kallëzimi, siç dega e PD-së në Lezhë shprehet, është dekreti i Presidentit i 10 qershorit, për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po kështu me një dokument që mban datën 18 korrik, PD në Roskovec,  ka kallëzuar penalisht anëtarët komisionerët e numëruesit, në Prokuroinë e rrethit gjyqësor Fier për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?