Deputete të PD-së në selinë e partisë

Politikë

PD mbledh grupin parlamentar, e drejton për herë të parë Bardhi, i bashkohet dhe Jorida Tabaku

2 Shtator 2024, 13:49| Përditesimi: 9 Nëntor 2024, 21:53

  • Share

Sesioni i ri parlamentar nisi dhe Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë e PD-së. Mbledhja për herë të parë drejtohet nga Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar.

Ndërsa e pranishme ka qenë edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk ka pranuar të japë asnjëprononcim për gazetarët kur hyri në seli.

Në përfundim të mbledhjes Bardhi tha se aksioni parlamentar i opozitës është nën moton “Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira”

Grupi i PD tha se gjatë mbledhjes u shqyrtua mundësia për ngritjen 2 komisioneve hetimore.

“Ka pasur një kërkesë nga aleanca e Teatrit për cështjen e Teatrit Kombëtar, cështjen e pronave publike, përfshirë dhe pronat që ka fituar familja e kryeministrit në bregdet” tha Bardhi.

 

E.K/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?