Rama në mbledhjen e grupit, foto arkiv

Politikë

PS mbledh nesër grupin parlamentar, i pranishëm edhe Rama

25 Qershor 2024, 10:50| Përditesimi: 25 Qershor 2024, 15:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama pritet t’i bashkohet të mërkurën në orën 16.00 mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që do të mbahet në kryesinë e kuvendit.

Hera e fundit që kreu i qeverisë ishte në mbledhjen e grupit ishte 7 maji, kur para ministrave dhe deputetëve njoftoi krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion dhe një draft-rezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rikthimi i tij në këtë tryezë vjen kur propozimi i tij ka kaluar çdo hallkë në  parlament, dhe Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka nisur tashmë punën.

Puna e këtij komisioni qe po vazhdon pa praninë e përfaqësueseve të opozitës, pritet të jetë në foks të mbledhjes së nesërme.

M.Q./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?