Selia e PD

Politikë

Aksioni opozitar, PD mbledh strukturat! Nesër takimi i Kryesisë, të premten Këshilli Kombëtar

3 Shtator 2024, 11:56| Përditesimi: 3 Shtator 2024, 12:14

  • Share

TIRANË- Ndërsa janë kthyer nga ‘pushimet’, Partia Demokratike do të mbledhë strukturat. Ditën e nesërme në orën 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë në selinë blu.

Në fokus të diskutimit do jetë aksioni opozitar, ndërsa PD e pret një vit i vështirë ndërsa zgjedhjet parlamentare 2025 po afrojnë. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka u dërguar mesazh strukturave për mbledhjen.

Ndërkohë, të premten mblidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku sërish fokusi do të jetë te aksioni i PD e protestat.  

Kryetari Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, nuk mund të marrë pjesë fizikisht në këto mbledhje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?